Një përshkrim i aktiviteteve tona
Qendra Irisoft u krijua në shtator të vitit 1999 dhe u liçensua pas testimeve të bëra nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës në tetor të vitit 2000 me urdhër Nr. 305 datë, 05.10.2000. Selia e parë e saj ka qenë në qytetin “Studenti”. Me punë të përkushtuar dhe profesionale ajo sot është zgjeruar dhe qëndrën e ka në Rr. Him Kolli Vila 23/1, Tiranë.
Aktiviteti i saj bazohet në trainime në fushën e kompjuterit për një gamë mjaft të madhe softesh kompjuterike, si dhe në gjuhë të huaja, si anglisht, gjermanisht, italisht e frengjisht. Në qendrën tonë sipas statistikave janë trajnuar në këto vite rreth 8000 persona. Aktualisht ajo ka një staf të kualifikuar prej mëse 20 padagogësh.
Paralelisht qendra ofron shërbime kompjuterike, si punime dhe realizime grafike, faqosje veprash letrare, në bashkëpunim kjo me shtëpi botuese e autorë të ndryshëm, si dhe ndërtime faqesh interneti, si dhe kurse per manaxhim biznesi për të gjithë subjektet private dhe studentet e administrim biznesit dhe marketingut, kontabilitet financiar, informatikë, C++, matematikë etj. Qendra ndërkohë ka dhe botime të veta, si “Leksione në Windows Word Excel”, “Anglishtja në praktikë”, “Page maker”, “First 1000 Words”, “Viti i parë i bebit” si dhe përgatitje për botim “Photoshop” dhe “Corel Draw”. Qendra didaktike Irisoft është edhe koordinatore e gazetës elektronike www.njoftime.com.
Ndërkohë jashtë saj ajo ka trajnuar personelin e zyrës së statistikave në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit në programet, SPSS, Page Maker dhe Dream Weaver. Gjithashtu qendra Irisoft ka një marrëveshje bashkëpunimi me IOM që prej 6 vitesh, lidhur me trajnimet e klientelës së tyre, emigrantë të integruar në Shqipëri.
Qendra Irisoft ka trajnuar që nga fillimi i vitit 2000 e në vazhdim edhe stafin e mësuesve të shkollave 9-vjeçare të qytetit të Tiranës si p.sh. Shkollën Dora D’Istria, Avni Rustemi, Emin Duraku, Vasil Shanto dhe Konferenca e Pezës. Gjithashtu ka trajnuar në programin inxhinierik Autocad stafin e një zyre private projektimi R&T.
Qendra është e liçensuar nga ICT Europe që më datë 12/10/2006 për paisjen me çertifikatë europiane të klientelës së saj. Një pjesë e stafit të qendrës tonë është i pajisur me çertifikatë Europiane.
Në fillim të vitit 2006, mbështetur në një Autorizim, datë 17.12.2005, të lëshuar nga Drejtoria Rajonale Arsimore e qytetit të Tiranës ka kryer testime në shkollat 9-vjeçare të qytetit të Tiranës për evidentimim e nxënësve të talentuar në shkencat ekzakte. Deri tani është bërë testimi vetëm për matematikën dhe ka filluar trajnimi i nxënësve të talentuar pranë qendrës Irisoft. Paralelisht po punohet për përgatitjen e testeve dhe kryerjen e testimit edhe për lëndët e tjera si fizikë, kimi, biologji dhe informatikë për shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme të qytetit të Tiranës. Mund të përmenden si pjesë e veprimtarisë së Irisoftit edhe perpjekjet e saj për të ndihmuar shkollat 9-vjeçare për vënien e shërbimit të internetit dhe ofrimin e të gjitha kurseve që ajo zhvillon.
Në të gjithë punën e vet i gjithë stafi i qendrës është shumë i motivuar për të kryer një shërbim sa më cilësor dhe për të zgjeruar gamën e shërbimeve.
[ Kthehu ne fillim ]
"Irisoft ka trajnuar edhe stafin e mësuesve të disa shkollave 9-vjeçare. "
