Skip to: Site menu | Main content

Qendra Didaktike IRISOFT

" Tek ne mbeteni miq të përhershëm "

 

Qendra Irisoft u krijua në shtator të vitit 1999 dhe u liçensua pas testimeve të bëra nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës në tetor të vitit 2000 me urdhër Nr. 305 datë, 05.10.2000. Selia e parë e saj ka qenë në qytetin “Studenti”. Me punë të përkushtuar dhe profesionale ajo sot është zgjeruar dhe qëndrën e ka në Rr. Him Kolli Vila 23/1, Tiranë.

Aktiviteti i saj bazohet në trainime në fushën e kompjuterit për një gamë mjaft të madhe softesh kompjuterike, si dhe në gjuhë të huaja, si anglisht, gjermanisht, italisht e frengjisht. Në qendrën tonë sipas statistikave janë trajnuar në këto vite rreth 8000 persona. Aktualisht ajo ka një staf të kualifikuar prej mëse 20 padagogësh.

Paralelisht qendra ofron shërbime kompjuterike, si punime dhe realizime grafike, faqosje veprash letrare, në bashkëpunim kjo me shtëpi botuese e autorë të ndryshëm, si dhe ndërtime faqesh interneti, si dhe kurse per manaxhim biznesi për të gjithë subjektet private dhe studentet e administrim biznesit dhe marketingut, kontabilitet financiar, informatikë, C++, matematikë etj. Qendra ndërkohë ka dhe botime të veta, si “Leksione në Windows Word Excel”, “Anglishtja në praktikë”, “Page maker”, “First 1000 Words”, “Viti i parë i bebit” si dhe përgatitje për botim “Photoshop” dhe “Corel Draw”.

"Në qendrën tonë sipas statistikave janë trajnuar në këto vite rreth 8000 persona."